Bashën apo Berishën? Kë preferojnë qytetarët e Durrësit në krye të PD-së?

17 February 2022, 22:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bashën apo Berishën? Kë preferojnë qytetarët e

Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%).

Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.

Thuajse dy në tre (65%) qytetarë të bashkisë Durrës nuk do votonin Partinë Demokratike në rast se në krye të saj është Sali Berisha.

Thuajse 70% e qytetarëve të Durrësit, që në zgjedhjet e 25 Prillit votuan Partinë Demokratike, do votonin përsëri PD-në nëse Sali Berisha do ishte kryetar i saj.

Një në tre (33%) votues të djathtë durrsakë, do votonin Partinë Demokratike nëse Lulzim Basha është kryetar.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Bashën apo Berishën? Kë preferojnë qytetarët e

 


Video