Lidhjet "farefisnore" me kandidatin e Dibrës, Kryemadhi: Nuk e kam takuar, burrë me mend

17 February 2022, 15:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhjet "farefisnore" me kandidatin e Dibrës, Kryemadhi: Nuk e
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk e ka takuar asnjëherë Premtim Kryemadhin, i cili garon nën koalicionin ‘Shtëpie e Lirisë’ në Dibër. Për gazetarët, jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Kryemadhi tha se ai është treguar burrë me mend që ka thënë se është nga fisi i saj.

"LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet të rithemelimit. Skema e primareve duhet vlerësuar nga të gjitha partitë politike. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.


Video