Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme në Shqipëri.
Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha tha se dyshja “Basha-Rama” kanë stisur grabitjen e 810 mijë metrave katrorë duke lënë Shqipërinë pa porte detare.
Gjithashtu Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe ministrit të Financave Arben Ahmetajt.
“Afera e inceratorëve është afera më klasike e një vjedhje e cila ka një zinxhir hajnash por ka për krye hajn një njeri, Edvin Kristaq Ramën. Unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm të vendit. Ai dhe Don Agacio janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet dhe më kriminalet në historinë e këtij vendi. (...) Të përgatitemi për protesta më masive për të shpartalluar këtë aferë korruptive. Kjo është afera më e madhe e zbuluar deri tani.
Kjo është jo më shumë se 1/10 për portin e Durrësit. Edi Rama kësaj here në bashkëpunim me lulzim bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metrave katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte. Vlorën e Durrësin po e kthejnë në varrim, kurse Shëngjini është shndërruar në portin Luca”, tha Berisha.