Shqipëria nis lëshimin e lejeve të qëndrimit për shqiptarët e Kosovës

17 February 2022, 10:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria nis lëshimin e lejeve të qëndrimit për
Ministri Çuçi me Aritën dhe Kushtrimin

Pas një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, Shqipëria ka nisur lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.

Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.

Arita Berisha: Ky është një lehtësim i madh për mua. Tani kam kartën biometrike 5-vjeçare dhe të qëndroj në Shqipëri pa problem. Dua të falenderoj të gjithë institucionet për ndihmën.

Kushtrim: Falë marrëveshjes, procedurat e aplikimit dhe marrjes së lejeqëndrimit janë lehtësuar shumë. Sot u pajisa me kartën biometrike 5-vjeçare që është shumë më e lehtë se lejeqëndrimi 1-vjeçar. Tani kjo kartë është më e sigurt dhe procedurat janë falas për këtë kartë biometrike 5-vjeçare.

 


Video