"Bashkëshorti i nuses time", kandidati i Bashës për Durrësin e "humbet fillin" në këtë video

18 February 2022, 08:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Bashkëshorti i nuses time", kandidati i Bashës për

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti është vënë në qendër të medieve duke u bërë herë pas here edhe “meme” për shkak të një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në video Hoti duket shumë i emocionuar dhe dëshira për të folur gjatë dhe me “fjalë të mëdha” kanë bërë që të ngatërrohet.

Në video ai dëgjohet teksa thotë: “bashkëshorti i nuses sime”, por mesa duket e ka fjalën për veten e tij.

 “Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses sime, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, shprehet Hoti.

 

 


Video