Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mëngjesin e të hënës në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Pjesë e këtij takimi ishte dhe kryeministri Rama.
Mbledhja e grupit është e përjavshme. Aty diskutohet për seancën plenare të kaluar dhe atë që do pasojë. Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri.
Sipas A2 CNN, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.