Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë Kuvendit

27 March 2022, 17:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë Kuvendit

Sali Berisha duke shtrënguar duart jashtë Parlamentit me Monika Kryemadhin.

Ky është momenti i fiksuar nga paparaci e Panoramës, kur ish-kryeministri i shoqëruar me deputetët e tij ndalon të takojë kryetaren e LSI-së.

Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë Kuvendit

Takimi që nisi me një shtrëngim duarsh, ka zgjatur për disa minuta dhe biseda dukej shumë komode mes dy bashkëpunëtorëve.

Kujtojmë se edhe në kohën kur LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka shfaqur hapur vlerësimin e saj për doktorin, duke folur gjithnjë me superlativa për figurën e tij. Ndaj ky bashkëpunim tani është edhe më i ngushtë për dy politikanët.

LSI dhe Foltorja e Berishës dolën sëbashku forcë e dytë në zgjedhjet e 6 marsit me emrin “Shtëpia e Lirisë”.


Video