Luftë e brendshme në PS? Artan Hoxha: Yuri Kim paralajmëroi tri grupime “poshtë” kryeministrit

25 November 2022, 17:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luftë e brendshme në PS? Artan Hoxha: Yuri Kim paralajmëroi tri
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Artan Hoxha ka folur lidhur me paralajmërimet që ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë lidhur me disa ndërhyrje politike në garën për kreun e SPAK.

Sipas tij, Yuri Kim përmes reagimeve të saj ka dhënë një mesazh, jo për krerët e SPAK, por për disa grupime që janë “poshtë” kryeministrit, që ai i quajti “degëzime”. Lufta e brendshme në PS se kush do të jetë pasardhës i Edi Ramës duket se ka nisur.

“Në fakt është shumë interesante, jo thjeshtë si procedurë, se është një procedurë normale. Drejtuesi i SPAK-ut ka një mandate vetëm 3 vjeçar dhe vetëm një herë. Emrat që janë zgjedhur nga SPAK-ut janë të kufizuar prokurorësh, që janë certifikuar. Më bëri shumë përshtypje ndërhyrja e ambasadores së çfarë ka marrë vesh ajo. Ajo sigurisht dha një mesazh. Dhe mesazhi që dha ajo ishte për prokurorët? Jo e dha për politikën. Kush ka interferuar? Opozita? Jo, se është në opozitë.

Mazhoranca? Po, po duhet kuptuar se cili degëzim i mazhorancës. Sepse po të shikoni në mazhorancë tashmë ka degëzime të ndara qartë. Kemi kryeministrin dhe 2-3 forca që lëvizin poshtë tij, që janë në rivalitet me njëra-tjetrën. Qoftë presin ditën kur ti rrëshqasë këmba kryeministrit dhe të marrin drejtimin e partisë më të madhe në Shqipëri, siç është Partia Socialiste.

Dhe me sa duket ndërhyrja e ambasadores për mua ndërhyrja është bërë për t’i dërguar një mesazh këtyre grupeve, të mazhorancës, të cilat po mundohen të interferojnë ose ndikojnë. Them dhe njëherë emrat janë pjesë e SPAK-ut, kanë kaluar Vettingut, janë me përvojë“, u shpreh Hoxha për ABC.


Video