E FORTË/ Analisti: I dimë me emra kush po ndërton, por s’guxojmë t’i themi se na vrasin

25 Nëntor 2022, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Analisti, Fatos Lubonja

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, diskutimi është ndalur tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit. Gazetari Dritan Hila është përplasur me analistin Fatos Lubonja duke i thënë se flasin me hamendje.

Ky i fundit i është përgjigjur duke thënë se ne i dimë emrat se kush po ndërton por nuk i përmendim se mund të na vrasin.

Pjesë nga debati:

Hila: O zotëri janë me emër dhe mbiemër, offshor ai është për problemet e veta se s’do të paguaj taksa në Dubai, nuk ka lidhje që është para e papastër

Lubonja: Po mirë e lëmë këtë, hamendje është që këto kanë filluar të shiten që një vit më parë? Nëse janë shitur më parë është e paligjshme

Hila: Ateheherë ka një legjislacion, nëse nuk e dini që ndërtuesit shqiptar i shesin që në gropë…

Lubonja: Po jo mo jo

Hila: Të lutem shumë pyet në Itali se nuk e ditke

Lubonja: Në Itali ndërtohet me banka

Hila: Më vjen shumë keq që mosditurinë e shisni si kundërshti kundër meje

Lubonja: Nuk ndërtohet me pare cash, kanë dalë 60% që ndërtojnë kështu, nuk nderojnë me para nga banka, e di gjithë Shqipëria që këtu krimi po organizon, i dimë me emra njerëzit se na vrasin, emrat e këtyre që po ndërtojnë

Hila: Unë kam ardhur këtu për Portin e Durrësit jo për portet e tjera… arsyeja se pse po e mbroj portin e Durrësit e mbroj se në 400 km bregdet nuk  ke një port.

Video