Mes akuzave për një aferë korruptive, Kuvendi miraton në mesnatë projektin e Portit. Mungon Rama

25 November 2022, 07:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mes akuzave për një aferë korruptive, Kuvendi miraton në

Parlamenti ka miratuar pas një seance maratonë që ka zgjatur mbi 14 orë miraton projektin e Portit të Durrësit! Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Po kështu parlamenti ka votuar me 77 vota pro dhe 35 kundër buxhetin 2023.

Projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total.

Faza e parë nis në 2023 e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.


Video