Berisha: Ky është biznesmeni i pushtetit që mbulohet nga Olsi Rama (Emri)

25 Nëntor 2022, 13:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Sali Berisha, Olsi Rama dhe biznesmeni, Amant Josfi

Kryetari i PD, Sali Berisha sot ka denoncuar me emër, atë që ai e quajti biznesmen pushteti. Bëhet fjalë për Amant Josifin, që sipas Berishës qëndron pas rrjetit të call centerave, ku janë mashtruar shumë qytetarë evropiane.

Sipas Berishës, ky biznesmen ka mbështetjen e Olsi Ramës. Po ashtu Berisha tregoi mekanizmin që kreu i qeverisë po  përdor për tu bërë më i pasur se Alabbar.

“Këtu kam denoncuar vjedhjet që po bëhen me bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve të BE sepse rrjeti i call ceneterave i identifikuar tani të një biznesmeni që quhet Amant Josfi, biznesmen pushteti ai që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur qytetarëve evropian 2.2 miliard euro. Duke i joshur, duke i mashtruar, blini bitcoin dhe vendoseni në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 30% më shumë dhe ky bitcon kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë, konvertohet në lekë ose depozitohet në Emiratet e Bashkuara. Ky është një nga mekanizmat që Rama do t’ja kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri. Alabbar është i pasur, por Rama në këtë mënyre do bëhet më  i pasur se Alabbar”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se nuk do te lejojne projektin e Portit te Durresit, ndersa u beri thirrje qytetareve, por edhe investitorëve te mos hedhin asnjë leke aty.

“Ne edhe njëherë garantojmë se këtë projekt nuk do ta lejojmë, u bëjmë thirrje shqiptarëve mos shpenzoni asnjë lekë në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive që mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruozë. Çdo njeri që merr përsipër të investojë do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim. Parlamenti mbrëmë ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz, por populli opozitar do thotë fjalën e tij. U them unë ju që kanë qenë absolutisht propozimet më racionale për ti dhënë përgjigje krizës. Kanë qenë amendamente të cilat çlironin shqiptarët nga dhimbjet e mëdha që po krijon kjo krizë mbi ta”, tha Berisha.

Video