Tenderi 400 milionë Euro i Porto Romanos në SPAK/ BIRN: Si dësht...
19 Maj, 09:17Fokus
Kandidati për deputet nga koalicioni Shqipëria Madhështore, Lefter Maliqi ka denoncuar një krim elektoral, që sipas tij, po ndodh në Berat.
Ai thotë se në Lapardha të Beratit ka nisur shtrimi i rrugëve për fushatën zgjedhore. Sipas Maliqit, në një rrugë është hedhur çakull, teksa thotë se flitet që edhe do të asfaltohet.
“Skandal. Krimet elektorale të Rilindjes nuk mbarojnë. Çakull elektoral në Lapardha 2 -Berat madje flitet dhe asfalt elektoral. Pse pikërisht kudo tani çakull e asfalt elektoral në kohë fushate ku ishit 12 vjet? Populli ta gëzoj rrugën se nga lekët tyre janë por ndëshkoni me votë në 11 Maj këta hajdut me çizme. Qarku Berat do jetë suprize 4:3 për Opoziten e Bashkuar”, denoncon Maliqi.