Komisioni Hetimor për skandalin e TIMS do kërkojë informacion nga SHISH, SPAK, Rama dhe Balla

12 April 2024, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komisioni Hetimor për skandalin e TIMS do kërkojë informacion nga
Kryetari i komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salianji

Komisioni Hetimor Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, do të kërkojë informacion nga institucionet kryesore të vendit.

Pas katër orësh debate, pak çaste më parë Komisioni Hetimor ka miratuar aktet që parashikojnë kërkimin për informacion drejtuar Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, Shërbimit Informativ, Prokurorisë e Posaçme dhe Prokurorisë së Tiranës.

“Mes debateve, pas më shumë se 4 orësh Komisioni Parlamentar për Sistemin TIMS miraton kërkesat për informacion drejtuar institucioneve! Nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, SHISH,SPAK, Prokuroria e Tiranës, etj”, njofton Partia Demokratike e “Rithemelimit”.

Për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS është nën masën arrest shtëpie ish-IT i Policisë së Shtetit, Ervin Muça, i cili akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe kopjimin e të dhënave.

Ai u paraqit sot në SPAK, teksa për mediat mohoi të ketë kryer shkelje.


Video