Rama në Francë: Stacionin F do e sjellim edhe në Shqipëri

12 April 2024, 20:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Francë: Stacionin F do e sjellim edhe në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në Stacionin F, Francë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në Francë.

Gjatë ditës së sotme, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por edhe një delegacion zyrtarësh të qeverisë së tij, kanë vizituar Stacionin F, i konsideruar si një prej qendrave më të mëdha të inovacionit dhe “start-up”-eve në Europë.

Rama premton se këtë kampus do e sjellë edhe në Shqipëri.

“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Video