"Ti japim fund arrogancës së papranueshme në opozitë", për çfarë e ka fjalën Ilir Meta?

12 Prill 2024, 13:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill.

Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë.

"Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!
Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!
Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë", shkruan Meta.

Ajo çfarë nënkupton dhe çfarë po paralajmëron kreu i PL, mbetet për t'u parë.

Video