Gafa e Olta Xhaçkës, a thuhet kjo shprehje nga një politikan?

12 Prill 2024, 10:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta Xhaçka

Kuvendi dje ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kuvend. Ish-ministrja ishte e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel ku foli si rrallë herë për mandatin, për bashkëshortin e saj, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik si dhe për dosjen e SPAK ku gjendet i përfshirë pak, apo shumë edhe biznesmeni Artan Gaçi (bashkëshorti).

Në një moment të intervistës, Xhaçka tha një shprehje që mund të konsiderohet si gafë për një politikan të sërës së saj. 

 “Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”, tha ajo teksa mundohej të shpjegonte për qytetarët pse deputetja e zgjedhur me votën edhe të atyre nga mali, nuk është në papajtueshmëri mandati.

Video