Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi 4 zyrtarëve të bashkisë së Korçës të cilët akuzohen për shpërdrim detyre sa i takon llogaritjes së paligjshme të taksave për ndërtime të caktuara duke i shkaktuar shteti një dëm prej 30 milionë lekësh.
Top Channel mëson se Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.
Zyrtarët e pezulluar, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruar për banim ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kj taksë është 8% e vlerës së investimit.