Inceneratori i Elbasanit, Rama: Po pastron ajrin, nëse votoni Xhiken shkoni te mali me plehra

23 April 2023, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Elbasanit, Rama: Po pastron ajrin, nëse votoni Xhiken shkoni
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale për 14 Majin, teksa gjatë fjalës së tij ka patur një koment dhe mbi inceneratorin, mbi akuzat e opozitës.

Rama tha se nëse votojnë Xiken (Ilir Metën) do të shkojnë vetëm mbrapa, tek mali me plehra, që i referohet situatës para se të ndërtohej inceneratori.

“Me Xhiken në krye, për ku? Sa më mbrapa. Te mali me plehra, aty ku po bëjnë platformën për të ardhmen, aty kishin malin me plehra. Pati probleme? Pati. Pati njerëz që deshën me nxjerr mjaltë nga plehrat? Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër. Kështu ndodh, s’ke ca i bën, ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës sonë, kush lëviz nga kuadrati i ligjit, i arsyes, së mirës, shërbimit ndaj njerëzve, sensit patriotik të punës, se do mjaltë për ta çuar në shtëpi, atëherë sikterr. Zorra qorre  e mbajti në krye të takimeve, një njeri që ishte me pranga arrest shtëpie. Ata doni prapë ju? Jo, ja ku na keni ne. Dimë ti bëjmë neve edhe investimet edhe ndëshkimet, se investimet i takojnë këtij populli që pas shekujsh më në fund po sheh dritë se po negocion me BE. Shqipëria nuk është sot siç ka qenë me qafën e zorrës qorre, servilosu andej këtej, sot Shqipëria iu flet të gjithëve si i barabartë, vijnë mbahet samiti i BE”, tha Rama.

Në krah të kandidatit të tij për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja, Rama shigjetoi edhe kandidatin e opozitës Luçiano Boçin, të cilin e krahasoi me ish kreun demokrat, tashmë armik të një pjese të partisë.

“Ky distancimin nga luli e ka se janë në konkurencë kush është më artisti. Ky Luçi më kujton Lulin. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth.” tha Rama


Video