Rama nga Elbasani: Unë e hoqa apandesitin, koha të largojmë "zorrën qorre" dhe Xhiken nga Shqipëria, janë turpi i botës

23 April 2023, 11:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nga Elbasani: Unë e hoqa apandesitin, koha të largojmë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Elbasan, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku ka prezantuar kandidatin Gledian Llatja.

I pranishëm në takim ishte dhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili është nga Elbasani dhe performoi live. Rama nuk u përmbajt duke nisur kërcimin nën ritmin e tallavasëmes vajzave dhe grave të mbledhura në takim.

“Ata tallavasë i marrin të keqe. A thua se po dëgjojnë gjithë ditën Mozzartin. Këta rrinë dhe dëgjojnë gjithë ditën se çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj bezdisen nga ritmi i një kënge. Kjo meriton në përgjigje me Tit Vullkanin. Fushata dhe rruga drejt 14 Majit duhet të jetë me nota të rëndësishme shprese dhe vështrimi nga e ardhmja”, tha Rama.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që këtë fushatë ata të lënë pas sa më shumë fidanë dhe gjelbërim dhe jo pisllëkun e fushatës me postera të hedhura nëpër rrugë.

“Kemi vendos që ti shkurtojmë shpenzimet tona elektorale dhe një pjesë të tyre tua lëmë qyteteve dhe nga fushata të mos ngelet pas pisllëku i posterave që i merr era rrugëve, apo rripen nëpër mure ndër vite, port ë mbetet mbrapa më shumë gjelbërim më shumë mirësi dhe mbarësi. Siç ka thënë profeti Muhamet, paqja qoftë mbi të, “Sikur dita e kiametit të të gjejë me një filiz në dorë mos ik pa e mbjell””, është shprehur Rama.

Më tej, kryeministri bëri thirrje që më 14 maj të votojnë socialistët dhe jo ‘zorrën qorre’, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë siç e dini tani e hoqa appendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja”, tha Rama.


Video