Emri i Berishës apo Metës në fletën e votimit? Ky është vendimi i Kolegjit Zgjedhor

21 April 2023, 19:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emri i Berishës apo Metës në fletën e votimit? Ky
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, duke vendosur përfundimisht se në fletën e votimit për Këshilltarët Bashkiakë do të jetë emri i Ilir Metës krahas emrit të koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Përfaqësuesit e koalicionit "Bashkë Fitojmë" kishin kërkuar që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës, por kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar si nga KAS, po ashtu edhe sot nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas institucioneve në fletën e votimit duhet të vendoset emri i Metës si kryetari i partisë më të madhe të koalicionit.

Sot, Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe kërkesë tjetër të koalicionit "Bashkë Fitojmë", i cili kishte kërkuar që të hiqeshin logot nga fletët e votimit, por edhe kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar.


Video