Koalicioni "Bashkë Fitojmë" nuk pranon emrin e Metës në fletën e votimit, apelon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

20 April 2023, 18:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" nuk pranon emrin e Metës
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ditën e djeshme kërkoi që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës, duke rrëzuar kërkesën që në fletë të jetë emri i Sali Berishës.

Por, duket se koalicioni "Bashkë Fitojmë" po e kërkon me këmbëngulje emrin e Berishës në fletën e votimit dhe përfaqësuesit e koalicionit depozituan mesditën e kësaj të enjteje në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë.

Ishte Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeaj që ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilët e cilësuan si shkelje flagrante të ligjit mos vendosjen e emrit të drejtuesit të koalicionit. Ata kërkuar që të jetë vetë Meta, pasi sipas tyre kjo ishte e caktuar në marrëveshjen e dorëzuar në krye të herës në KQZ, që e përcaktonin Partinë e Lirisë si udhëheqëse e koalicionit.


Video