Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ekzekutimin e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulajt.
Manja e bëri këtë thirrje pas mbledhjes së qeverisë, ku i kërkoi organeve ligjzbatuese që të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi në të rëndë.
Një përgjigje e kishte edhe për kundërshtarët politikë, më konkretisht për ish-krueministrin Sali Berisha, i cili një ditë më parë drejtoi gishtin nga qeveria si autore të krimit. Berisha tha se Nikulaj, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë nën siglën e PSD-së, ishte kundër kanididimit të Pjerin Ndreut.
Por, këtu akuza Manja nuk i konsideron gjë tjetër veçse neveritëse. Sipas tij, Berisha po e përdor këtë ngjarje të rëndë për politikë.
"Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e viktimës në Lezhë. Shpreh solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë më pas aleatë politikë apo edhe kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë, të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar para drejtësisë.
Lidhur me akuzat e djeshme kam neveri dhe përçmim. Sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-s tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligj zbatuese që të zbardhin ngjarjen dhe autorët të shkojnë para drejtësisë", tha Manja.
View this post on Instagram