“Erdhi kompetenti”/ Luçiano Boçi lidh kontratë me një kompani të pezulluar

19 April 2023, 21:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Erdhi kompetenti”/ Luçiano Boçi lidh kontratë me
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit opozitar Luçiano Boçi prezantoi sot para qytetarëve një kontratë me një kompani konsulence të huaj, që sipas tij do të nxiste investimet në qytetin e Elbasanit.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë kontratën e marrëveshjes në parim që ka lidhur zoti Boçi, ku të dhënat duken tejet interesante.

Që në paragrafin e parë të kontratës bie në sy fakti se zoti Boçi konsiderohet si “kryebashkiaku i ri”, fakt ky tërësisht i pavërtetë, pasi statusi i zotit Boçi është “kandidat për kryetar”.

Më tej vërehet se kompania private e biznesit me të cilën zoti Boçi ka lidhur kontratën quhet “F5 Finance LTD”, ajo është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar  në vitin 2020 dhe mban statusin e një kompanie të pezulluar. (lexo dokumentin e plotë)

Pronari i vetëm i kësaj kompanie është shtetasi italian Michele Cariola, i cili ka deklaruar një kapital 7 milionë e 500 mijë paund, por deklarimi është bërë si gjendje cash, përveçse gjendje në konto bankare.

“Erdhi kompetenti”/ Luçiano Boçi lidh kontratë me

Shtetasi Michele Cariola rezulton dhe me dy biznese të tjera të hapura në Tiranë, në fushën e konsulencës financiare dhe konsulencës së dhomave të arbitrazhit.

Më herët ai rezulton se ka punuar menaxher për një tjetër financier italian me biznes në Shqipëri, i quajtur Achille Salerno, ndërsa dhe ky i fundit operonte në Tiranë në fushën e konsulencës financiare.

Në kontratën paraprake që ka lidhur Boçi me Cariolën, ky i fundit zotohet që do zhvillojë projektet e bashkisë si “seed investor”, çka do të thotë se partneri italian i zotit Boçi ka premtuar se do të investojë në projekte pilot “start-up” në ortakëri me Bashkinë e Elbasanit.

Kompania “F5 Finance LTD”, përveç gjendjes cash që deklaron se e posedon, nuk rezulton prezente në asnjë projekt të ngjashëm, ajo ka qenë një kompani “dormant”, ose e pezulluar që prej ditës kur u themelua në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kandidati i opozitës Boçi e ka shitur këtë marrëveshje si një shans unik dhe të madh për qytetin e Elbasanit, një skemë kjo që të kujton ish-pronaren e firmës rentiere Sudja, e cila njihet për frazën e saj epike “erdhi kompetenti”. / Hashtag.al


Video