“Kavaja, 'Meka' e demokracisë”, Berisha uron besimtarët për Fiter Bajramin!

21 April 2023, 16:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kavaja, 'Meka' e demokracisë”, Berisha uron

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka vizituar sot qytetin e Kavajës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e urimit të tij nga Kavaja, një qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, Berisha tha se Kavaja nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ajo dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i tyre i lirë prevalonte mbi gjithçka.

Postimi: 

“Të dashur miq,

Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ky qytet, i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka”, shkroi Berisha.


Video