Pas operacionit, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën.
Ai është sot në Kamëz në një takim elektoral. Rama shfaqet krah kryebashkiakut dhe njëherazi kandidatit të PS për Kamzën, Rakip Suli dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një apendicitin më të rëndësishëm për të hequr, që është apendicitin me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit”, tha Rama.