“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e Ilir Meta do të nisë aksionin për një revolucion anti-korrupsion. Kryetari i kësaj partie në një deklaratë për mediat tha se 3 janë detyrat për të cilat do të punojnë.
'3 janë detyrat nga sot për të cilat do punojmë: Revolucioni antikorrupsion; Organizimi i partisë duke u hapur; Qeverisja e vendit, përgatitja', tha Meta.
Ilir Meta ka vijuar me akuzat për Lulzim Bashën duke e cilësuar si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë.
“Ka rënë prej kohësh qeveri prej letre që ka vonuar një popull zemërluan, sysqiponjë dhe sic e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni paparë dhe veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, tha Meta.