Denoncimi: Presidenti Begaj e trajton stafin e Metës si spiunë dhe hajdutë

26 July 2022, 20:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi: Presidenti Begaj e trajton stafin e Metës si spiunë dhe
Presidenti Bajram Begaj

Pas largimit të Ilir Metës nga Presidenca, stafi i tij më i ngushtë ka dhënë dorëheqjen nga ky institucion. Dorëheqjen e ka dhënë Edmond Panariti, i cili mbante postin e Drejtorit të Kabinetit. Po ashtu edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani. Edhe gjenerali Dedë Prenga ka lajmëruar se ai është larguar nga posti që mbante në Presidencë, si edhe zëdhënësi Tedi Blushi, etj.

Ndërkohë pjesa tjetër e punonjësve të Presidencës që nuk janë pjesë e stafit politik kanë vijuar punën. Por disa prej tyre kanë thënë për Vox News se ndihen nën presion nga stafi i ngushtë i presidentit Bajram Begaj.

Madje ky i fundit duket se nuk ka aspak besim tek ata dhe sipas urdhrave qw ka nxjerr duket se i trajton ata si hajdutë dhe spiunë.

Vox News ka mësuar se që në ditën e parë të punës, presidenti Begaj ka kërkuar dorëheqjen e gjithë stafit të Ilir Metës, ndërsa ata qe kane ikur nuk janë lejuar të marrin sendet personale nga zyrat e tyre.

Sipas nje denoncimi që vjen ne redaksine tone, presidenti Begaj ka dhënë urdhër që të kontrollohet çdo zyrë për përgjues.

Një tjetër urdhër është që punonjësit e Presidencës të mos mbajnë celularë në zyrë.

Ndërkohë që pas mbylljes së orarit zyrtar, është urdhëruar që dyert e zyrave të Presidencës të mbyllen me vulë me dyllë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video