Kur Dritan Prifti akuzonte Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit: Nga kush u rekrutua

26 July 2022, 22:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur Dritan Prifti akuzonte Metën si ish-bashkëpunëtor të
Dritan Prifti dhe Ilir Meta

Sot Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, me anë të një verifikimi, ka zbuluar faktin se një "personazh me profil të lartë politik shqiptar" me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Voxnews ka raportuar nga burimet e saj se bëhet fjalë për Ilir Metën.

Por ky ka rinxjerrë në dritë një deklaratë të vjetër të ish-deputetit të ndjerë, Dritan Priftit kur akuzonte Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Deklarata u ribotua në vitin 2015 në faqen e Facebook “Enigma Mistere dhe Lajme”.

“Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar. Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij.(...)”

 


Video