Humbja e thellë në Kukës, Meta nuk di si të justifikohet: Fajin e ka... McGonigal

26 Shtator 2023, 18:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të së dielës në Kukës, ku socialistët arritën që të fitonin me rezultat të thellë përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Duke mos dhënë dot asnjë arsye se pse opozita humbi thellë në Kukës, Meta i ra shkurt duke thënë tha se rezultati i zgjedhjeve të Kukësit, i shtohet librit të zi të shkeljeve të zgjedhjeve të 14 Majit.

E ndërsa akuzohet nga brenda kampit të djathtë që është një ndër arsyet pse elektorati demokrat nuk e voton Rithemelimin, Meta në vend të shpjegojë arsyet e humbjes në Kukës, ka folur sërish për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, që sipas tij u pagua nga Tirana për të goditur opozitën.

Megjithëse asnjë nuk e kupton se cfarë lidhje ka McGonigal me zgjedhjet në Kukës.

“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin… kjo s’ka lidhje. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë. Pastaj nga kalimi në fitore në fitore kjo është histori e së kaluarës.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit.

Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund përpara gjykatës federale të Uashingtonit përsa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë që McGonigal ka bërë çdo gjë në këmbim të marrjes së porosive nga Rama për të goditur opozitën. PL do bashkëpunojë çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i zinxhirit të Ramës”, tha Meta.

Video