
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë sonte në Top Story, ndërsa tha se “mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur, do të dalë numri”. Ai akuzoi treshen Lajçak, Borrel dhe Escobar se janë në krah të Serbisë.
“Versionet zyrtare kanë dalë të gjitha. Ata kanë qenë të përgatitur, ata që u sulmuan. Kishte edhe rus mes tyre, kishin kohë që përgatiteshin. Ata ishin forca paraushtarake, nuk ishte ushtria, kishte frike Serbia të thoshte që po sulmon Serbia. Ata bënë një test, donin të provonin Perëndimin dhe Amerikën. Ishin tre persona, Lajçak, Borrell dhe zëvendëssekretari i shtetit. Që të tre kanë për të thyer qafën. E vetmja gjë që doli sot ishte forca e madhe e ushtrisë së Kosovës që ishte e përgatitur, njësoj është policia me ushtrie. Ata ishin trupa shumë të rregullt, shumë të përgatitur, ishte ushtria e Kosovës që u tregua e jashtëzakonshme, mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur do të dalë numri. Ushtria e Kosovës ishte profesional, goditën në shenjë, kjo i trembi dhe ikën. Ata kanë një marrëveshje me KFOR-in që në momentin që jemi në tërheqje të ikin. Lajçak, Borrel dhe Escobar ishin në krah të Serbisë, dy të parët më të hapur i treti më i fshehur, Kjo i ka dhënë kurajo atyre. Bashkëpunimi amerikan i ka dhënë gjëra falso. Unë po flas për sjelljen e atyre të treve, është individuale. Ata kanë menduar siç duket shërbimi amerikan i ka thënë që këta janë me një luftë i merrni fare, por kur panë që ishin shumë të përgatitur u larguan. Nuk i goditi KFOR sepse kanë një marrëveshje, që në rast se tërhiqen forcat serbe nuk do të ketë ndërhyrje”, tha Ngjela.