Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Bushati takon Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

25 Shtator 2023, 20:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bushati ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin amerikan Joe Biden.

“Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë”, shkruan ndër të tjera Bushati pas takimit me Biden.

Mesazhi i plotë i Bushatit:

Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: Ëhite House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden.

E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh.

Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë.

Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit.

Video