Situata në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Peleshi: Ndëshkim më të fortë për përgjegjësit

24 Shtator 2023, 17:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka dënuar sulmin ndaj policisë në Veri të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi shpreh ngushëllimet për oficerin e policisë së Kosovës të vrarë nga terroristët serbë dhe thotë se përgjegjësit e ngjarjes së rëndë “duhet të marrin ndëshkimin më të fortë”.

Reagimi i plotë i Peleshit:

Dënojmë me forcë sulmin në Veri të Kosovës, në afërsi të Banjskës! Ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës! Shërim të shpejtë efektivit që mbeti i plagosur!

Përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë, duhet të marrin ndëshkimin më të fortë!

Video