Vrasja e policit në Kosovë, Basha: Beogradi ta dënojë dhe të distancohet!

24 Shtator 2023, 09:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efektivi i vrarë, Afrim Bunjaku/ Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën pasi u sulmua nga persona të maskuar.

Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje.

I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Basha.

Video