Begaj komenton për herë të parë çështjen Beleri: Ta lemë drejtësinë të bëjë punën e vet!

22 Shtator 2023, 18:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka komentuar për herë të parë çështjen arrestimit të Fredi Belerit që çoi në tensionimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.

Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.

E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra.

Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj në një intervistë nga SHBA për Zërin e Amerikës.

Video