Rama takon Yuri Kim në SHBA, ish-ambasadorja amerikan: Kënaqësi ta shoh të kryesojë debatin në Këshillin e Sigurimit

21 Shtator 2023, 21:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkaura.

Kim, e cila sot mban postin e ndihmës-sekretares në Departamentin e Shtetit thotë se është kënaqësi të shohë Ramën që kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryesinë e së cilës e ka Shqipëra.

Ajo gjithashtu thotë se me Ramën bisedoi për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Kënaqësi të shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në UNGA78, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen amerikane për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shprehet ish-ambasadorja Kim.

Video