Perla e Ylli Rakipit, bën titull emisioni: “Lideri ynë bën m*t Rusinë në OKB”

21 Shtator 2023, 21:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emisioni TPZ

Gazetari Ylli Rakipi ka ironizuar “pompozitetin” në mediat shqiptare për pasqyrimin e lajmeve për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Duke e krahasuar herë pas here me entuziazmin e popullit shqiptar për diktatorin Enver Hoxha, Rakipi në emisionin e tij ka ironizuar titujt butaforikë për Ramën në OKB, si “Shqipëria mes Ukrainës dhe Rusisë” apo “Edi Rama përballë Rusisë”, tituj të përdorur nga disa media në vend.

Por Rakipi ka shkuar edhe më tej, duke zgjedhur një titull të pazakontë për emisionin e tij, ku diskutohet kjo temë.

“Lideri ynë i bën mutin Rusisë në OKB”, është titulli ironik i emisionit “Të Paekspozuarit”.

Perla e Ylli Rakipit, bën titull emisioni: “Lideri ynë bën

Video