Djali i Soros e takon Ramën edhe në SHBA: Shpirti i “Ballkanit të Hapur” po vjen në Nju Jork

22 Shtator 2023, 18:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama, Soros dhe Kovachevski

Djali i George Soros, Aleksander është takuar me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Drejtuesi i fondacioneve të babait të tij, Alexander Soros, ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Ramën, i cili është kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovachevski dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, Kryetar i Këshillit të Sigurimit. Fryma e Open Balkan vjen në NYC”, shkruan Soros.

Mesa duket, Rama nuk e ka njoftuar ende Alex Sorosin se e shpalli “të vdekur” “Ballkanin e Hapur” kur deklaroi pak kohë më parë se kjo nismë “e kreu misionin e saj”.

E ndërkaq, kryeministri Rama pasi drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, duket se është çliruar nga kostumi zyrtar, duke u veshur tashmë me bluzë dhe tuta trendi nga stilisti i tij i preferuar Yohji Yamamoto.

Video