
DENONCIMI/ AKSHI paracaktoi tenderin e kamerave të doganave për ...
13 Shkurt, 15:03Fokus
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte i pranishëm sot në varrimin e Afrim Bunjakut, policit shqiptar të vrarë në veri të Kosovës gjatë sulmit terrorist të një grupi të serbëve.
Balla ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga ceremonia mortore në fshatin Samadregj të Vushtrisë.
“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës
Samadregj, Vushtri, KOSOVA”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Në ceremoninë mortore të Heroit të Kosovës, Bunjakut, kanë marrë pjesë personalitete të larta, përfshi kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ambasadori amerikan në Proshtinë, Jeffrey M. Hovenier.