FOTO/ Kush ishte deputeti OPOZITAR që mbështeti Lefter Kokën në gjyq!

25 Shtator 2023, 12:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lefter Koka/ SPAK/ Agron Duka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua ditën e sotme me 10 vite burg si i përfshirë në skandalin e inceneratorit të Fierit.

Dënimi u dha nga GJKKO, e cila pranoi pretencën e prokurorëve të SPAK.

Në seancën gjyqësore është vënë re se ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Edhe pse deputet i një partie opozitare Duka ka vendosur të mbështesë kunatin dhe mikun e tij Lefter Koka, ky i fundit me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Video