Inceneratori i Fierit, GJKKO merr vendimin: Ja kush u dënua dhe u lirua nga burgu!

25 Shtator 2023, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Fierit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.

Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg.

Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg.

Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg

Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.

Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg

Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.

Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg 

5 persona u dënuan me nga 4 vite burg, iu konvertua në shërbim prove.

Janë shpallur të pafajshëm nga GJKKO

Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit

Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y

Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës

Pezullime dënimi: 

Regan Merdani, Administrator i 'Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi)

Gentian Zifla, Administrator i 'Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi)

Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur)

Video