Tre terroristë serbë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për goditjen e grupit terrorist serb që sulmoi policinë ditën e sotme në veri të Kosovës.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se terroristët kanë hyrë nga kufiri me Serbinë dhe “janë të përzier”. Ai tha gjatë një deklarate për mediat, se aksioni i policisë është ende duke vijuar, ndërsa gjatë kontrollit në manastirin pranë Zveçanit janë gjetur sasi të mëdha armatimesh.
“Pjestarët e grupit terrorist janë të përzier. Janë arrestuar 6 prej sulmuesve, në manastir janë gjetur armatime të shumta, të paktën tre sulmues janë vrarë dhe dy të tjerë janë përdorur.
Aksioni vazhdon. Kjo është një zonë e gjerë. Kufiri me Serbinë është i madh dhe me reliev të fyer”, deklaroi ndër të tjera Sveçla.