Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfunduar pa incidente procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme për Bashkinë e Kukësit.
Procesi ka kaluar në qetësi, pavarësisht një denoncimi në orët e para të mëngjesit, se drejtorë dhe eksponentë socialistë po qëndronin jashtë një qendre votimi.
Megjithatë gjerësisht në qendrat e votimit në Kukës, nuk është raportuar për prani të përfaqësuesve politikë të PS, me përjashtim të kandidatit socialist i cili është parë në qytet me stafin e tij.
Në garë për bashkinë e Kukësit janë Emri Vata i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Albert Halilaj i PS-së.
Tashmë ka nisur grumbullimi i kutive të votimit dhe shumë shpejt pritet të nisë edhe numërimi.