"Gjysma e kabinetit të Ramës ndodhet në burg", Tom Doshi SHPËRTHEN nga Shkodra: Benet Beci është një hajdut!

23 Prill 2025, 09:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Tom Doshi/ Benet Beci

Kreu i PSD, Tom Doshi po vijon fushatën e tij elektorale ndërsa betejën më të madhe e ka në Shkodër.

Doshi sulmon Benet Becin teksa deklaron se nuk mund të drejtojë fushatën e PS një person që është nën hetim nga SPAK-u për korrupsion.

Gjatë fjalës së tij, Doshi kishte kritika edhe për qeverinë për të cilën tha se gjysma e kabinetit të Ramës ndodhet nën hetim ose në burg.

Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët, nuk i përkasin Shqipërisë.

Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”, tha Tom Doshi.

Video