VIDEO/ Spoti SKANDALOZ i deputetes socialiste Edona Bilali: Voto mua dhe vd*s!

22 April 2025, 16:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Spoti SKANDALOZ i deputetes socialiste Edona Bilali: Voto mua dhe vd*s!
Edona Bilali

Fushata zgjedhore e 11 Majit ka ndezur motorët e kandidatëve për deputetë, me spotet elektorale të cilat janë kthyer groteske në rrjetet sociale.

I tillë është edhe rasti i ish-ministres, kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali.

Bilali ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një video skandaloze, ku shfaqet një burrë i moshuar në spital në “gjendje të rëndë”.

VIDEO/ Spoti SKANDALOZ i deputetes socialiste Edona Bilali: Voto mua dhe vd*s!

Siç e shikoni në video "pacienti" (aktori i njohur Besnik Çinari) pasi merr vesh nga doktori se do votojë më 11 Maj, ai ngrihet dhe i uron mandatin, Edona Bilalit.

Ky spot publicitar i publikuar nga deputetja, duket se ka patur reagime negative në rrjet për shkak të përmbajtjes së videos.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video