Fyerjet erotike të Vrenozit para Berishës në mitingun e PD-së, Rama: Ja se çfarë kënete është PD-ja (VIDEO)

22 April 2025, 22:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fyerjet erotike të Vrenozit para Berishës në mitingun e
Edi Rama dhe Ilir Vrenozi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi sot në në Korçë kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për zgjedhjet e 11 majit.

Por vëmendjen e mori fjalimi i demokratit Ilir Vrenozi që përdori fjalor të rëndë erotik ndaj kryeministrit Edi Rama para Sali Berishës.

Ndër të tjera ai e quajtur Ramën “shkërdhatë”, fjalë që mori brohoritjet e gjata të militantëve demokratë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama që thitë se ky është shembulli çfarë kënete është PD-ja

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Video