Fushata në Tiranë, PS vendos drejtuesit e njësive, “përjashtohet” Spiropali (EMRAT)

3 Tetor 2025, 18:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manastirliu, Rama dhe Balluku

Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre, do të angazhohen në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidates socialiste, Ogerta Manastirliu.

Kjo është direktiva e kryeministrit Edi Rama, i cili përveç drejtuesve politikë, ka theksuar se në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve u janë caktuar zona të caktuara.

Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale.

 Sakaq, në takimin e sotëm Rama ka kërkuar që fitorja e Tiranës të konfirmojë rezultatin bindës që Partia Socialiste arriti më 11 maj.

Drejtuese e fushatës do të jetë Belinda Balluku, ndërsa bie në sy mungesa e emrit të Elisa Spiropalit në listën e drejtuesve të njësive për fushatën e 9 nëntorit në Tiranë.

Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive

Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha - Nj.1

Olta Xhaçka, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi - Nj.2

Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj - Nj. 3

Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi - Nj.4

Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla - Nj. 5

Blendi Gonxhe, Ceno Klosi - Nj.6

Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja - Nj.7

Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi - Nj. 8

Mimi Kodheli, Besfort Lamallari - Nj.9

Fatmir Xhafa, Ermal Elezi - Nj.10

Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli - Nj.11

Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.

Anila Denaj, Sofjan Jaupaj - Nj. 13 (Farkë).

 

 


Video