Nis mbledhja e strukturave të PS për zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, mbërrin Rama

3 Tetor 2025, 17:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më parë në mbledhjen e strukturave të kësaj force politike.

Të pranishëm janë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish-deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.

Kjo mbledhje ka për qëllim mobilizimin dhe koordinimin e strukturave për zgjedhjet e parakohshme për gjashtë bashki të vendit, mes tyre edhe Tiranën.

PS do të garojë në Tiranë me Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita nuk ka dalë ende me një emër.

Nis mbledhja e strukturave të PS për zgjedhjet në Tiranë dhe
Elisa Spiropali

Video