PS ndez motorët për zgjedhjet në Tiranë, Rama mbledh ekipin e kryeqytetit

2 Tetor 2025, 23:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Ndërsa Erion Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në hotel “Tirana” strukturat politike të Tiranës, në një takim ku pritet të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetët e kryeqytetit që kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme.

Takimi synon koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ndërkohë, kryeministri do të zhvillojë edhe një konferencë për media në orën 11:30.


Video