Foltorja "eleminon" kandidatin e Bashës nga “Primaret” e Kukësit

25 August 2023, 21:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foltorja "eleminon" kandidatin e Bashës nga
Sali Berisha dhe PD e Rithemeluar

Më 27 gusht, pesë kandidatë do të garojnë në “Primaret” e Partisë Demokratike të Rithemeluar, nga ku do të dalë një kandidat për Bashkinë e Kukësit.

Sot janë publikuar emrat e pesë kandidatëve që do të marrin pjesë në këtë proces. Ata janë:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Ajo që bie në sy është eliminimi nga lista i emrit të Arif Rexhmatit, i cili aktualisht është kryetar i PD-së së Lulzim Bashës në Kukës.

Rexhmati kishte kërkuar që të zgjidhej ai si kandidat i vetëm dhe që do të bashkonte demokratët në një proces pa primare. Ai u shpreh se primaret mund t’i përçajnë edhe më tepër demokratët, por si përgjigje mesa duket ka marrë përjashtimin nga lista.


Video