Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe sterilizimin e qenve. Ky vendim është marrë nga kryebashkiaku Flamur Golemi
Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa u plotësuan dokumentet, dhe u vendos të bëhet në fund të qershorit.
Golemi bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023, ndërsa më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Një tender i ngjashëm, për strehimin dhe sterilizimin e qenve “fundosi” kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Në shkelje të rregullave, ai ia dha këtë tender shtetases Alma K. teksa kjo e fundit e filmoi gjatë aktit seksual me Gjicin në zyrën e tij.